Transmetuar më 07-09-2020, 22:50

Shqipëria ka pësuar humbje përballë Lituanisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme, në stadiumin kombëtar, përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të lituanezëve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 51’ nga Kazlauskas.

Ndeshjen ishte e vlefshme për grupin C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja tjetër e vlefshme për këtë grup, Kazakistan-Bjellorusi, përfundoi me rezultatin 1-2.

Të katër skuadrat në këtë grup, kanë nga 3 pikë.