Transmetuar më 07-09-2020, 16:45

Futbollisti i kombëtares sonë Odise Roshi i dha fund  beqarisë.

Ai u martua në një ceremoni ku kishte ftuar miq e të afërm, mes të cilëve ishin dhe shokët e kombëtares kuqezi, si Elseid Hysaj, Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi.

Roshi i dhuroi partneres së tij Silva një unazë me vlerë 20 mijë euro dhe një orë me vlerë 30 mijë euro.

Pavarësisht rastit të tij special, futbollisti i kombëtares dhe të ftuarit e tjerë kanë anashkaluar vendimet e qeverisë, për ndalimin e grumbullimeve apo tubimeve në vende publike.

Dasmat janë të ndaluara, madje shumë lokale janë gjobitur në vendin tonë, për shkak të situatës së rënduar që kemi në vend nga pandemia e Covid-19.

Nuk dihet nëse janë respektuar masat në dasmën  Odise Roshit, dhe nëse ka pasur kontroll.

Gjithsesi momenti i veçantë në jetë i Odise Roshi përkoi edhe me fitoren e bujshme të Kombëtares së Shqipëisë, ndaj Bjellorusisë, 2-0.

/NOA.al