Transmetuar më 07-09-2020, 09:28

Një ngjarje horror, e denjë për filmat triller! Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeçe, u rrëmbye, përdhunua dhe vra me goditje në kokë, ndërsa më tej trupi i saj u dogj dhe u hodh në plehra.

Ngjarja e rëndë vjen nga Pakistani, nga zona e Karachi, ku policia ka ndaluar një person si të dyshuar.

Familja dha alarmin të premten e lënë pas, pasi vogëlushja Marëa doli për të blerë disa ëmbëlsira dhe nuk u kthye më në shtëpi. Mbetjet e trupit, gjysmë të karbonizuar, u gjetën mes plehrave jo shumë larg shtëpisë së saj.

Bazuar në rezultatet e autopsisë, vogëlushja ishte përdhunuar dhe më pas ishte vrarë me goditje në kokë.

Më tej trupit i ishte vënë zjarri, mes një grumbulli plehrash, për të zhdukur gjurmët e vrasësit. /a.y/noa.al