“Marrëveshja Sui generis”, nga Elmaz Sherifi
Transmetuar më 06-09-2020, 09:30
Elmaz Sherifi

Më 4 shtator Presidenti Trump uli në krah të tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Hoti, dhe u ofroi për nënshkrim dokumentet e përgatitura.

Çfarë ishte dokumenti i firmosur ? Ishte marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, si thuhet?

Mendimet janë të shumta dhe kontradiktore.

Në Shqipëri dokumenti i firmosur u konsiderua marrëveshje, midis Serbisë dhe Kosovës dhe e përshëndetën atë.

Në Kosovë u kundërshtua nga Vetëvendosja, nuk u konsiderua e dobishme nga Kryetari i Partisë Demokratike Veseli, dhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani vlerësoi si pozitive pikën e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Marrëveshja eshte e një lloi krejt të veçantë, prandaj e emertoj Sui generis. Sepse realisht, ajo nuk është një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës. Që ajo të kishte atë vlerë, duhej që pika e parë e marrëveshjes të saksjononte, se Serbia e njeh Kosovën si subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare.

Por kjo nuk ndodhi. Madje Presidenti Vuçiç deklaroi pas nënshkrimit, se ne firmosëm marrëveshje me SHBA, Kosovën nuk e njohim !

Është fakt, se marrëveshja kishte karakter ekonomik dhe përsëriti artikuj nga marrëveshje të lidhura më parë me ndërmjetësimin e Grenell, nga Presidentët Vuçiç dhe Thaci, për Trasportin Ajror, Autostradën e Paqes, Hekurudhat etj. Duke shtuar edhe pranimin e Minishengenit Ballkanik nga Kosova.

Atëherë, përse ju dha kaq vëmendje firmosjes së dokumentit që emërohet marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës ?

Kjo ishte paralajmëruar më herët. Presidenti Trump edhe për arsye elektorale i dha këtij eventi politik dimensionin e politikës së Presidentit Karter me marrëveshjen midis Egjyptit dhe Izraelit me 1978.

Besoj qe ju miq e dëgjuat deklarimin e kandidatit për president të SHBA Bajden. Ai me gjuhën diplomatike nuk e miratoi firmosjen e dokumentit dhe u shpreh, se SHBA njohin Kosovën e pavarur, jo pjesë të Serbisë. Sipas tij Kosova ka humbur nga firmosja e dokumentit.

A kishte marrëveshje ? Dokumenti u firmos. Unë preferoj paqen në vend të luftes. Marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës nuk ka, por, ka nje kusht, i nënkuptuar, për tu njohur brenda një viti. Vendosja në dokument, se Izraeli njeh Kosovën kompenson mos arritjen e kërkesës, se Serbia njeh Kosovën.

BE e priti me dilema takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe i ka ftuar palët javën tjetër në Bruksel për një "marreveshje gjithëpërfshirëse" !

Le të presim përfundimin e takimit në Bruksel dhe të zgjedhjeve në SHBA në nëntor, për të parashikuar zhvillimin e ngjarjeve edhe në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë nëpërmjet statusit në fb i fshikulloi të gjithe ata që nuk kishin "kuptuar", se marrëveshja ishte parashkruar nga Rama, e shumë kohë kemi humbur. Por, harroi të artikulojë se në asnjë pikë të dokumentit, nuk ka ndryshim të kufijve, tezë që e mbronte me fanatizëm!