Transmetuar më 05-09-2020, 20:22

Ngjit me ngjitës të lëngshëm pjesët intime dhe më pas akuzon ish-të dashurin për përdhunim, rrëmbim dhe torturë.

36-vjeçarja spanjolle Vanesa Gesto, e bëri gjithçka për të akuzuar ish-të dashurin e saj bashkëmoshatar, Ivan Rico.

Inskenoi gjithçka, duke pretenduar se Rico e kishte lënë vetëm, gjysmë të zhveshur në rrugët e qytetit të Bembimbre, pranë Leon, në Spanjë.

Ndër të tjera, ajo leu pjesët intime të trupit me ngjitës, duke akuzuar Ivan për torturë.

Ishin kamerat e sigurisë të një supermarketi duke blerë kollë si dhe disa mjete që i përdori për të inskenuar rrëmbimin, ato që e zbuluan.

Po ashtu nga kamerat e sigurisë të zonës ku u gjet, policia zbuloi se Vanesa nuk ishte braktisur në rrugë siç kishte treguar, por se çdo gjë e kishte organizuar vetë.

Zbulimi i së vërtetës, bëri që 36-vjeçarja të dënohet me 10 vite burg si dhe me 25 mijë euro, si dëmshpërblim ndaj ish-të dashurit, i cili gjithashtu bëri disa javë burg.

Ngjarja në fjalë u shënua në tetor të vitit 2016, ndërkohë që këtë të premte u dha dënimi ndaj 36-vjeçares. /a.y/noa.al