Transmetuar më 05-09-2020, 19:56

Kapesh pa maskë, por në vend të gjobës, ndëshkohesh me arkivol! Është ky ndëshkimi i vendosur për komunitetin e Xhakartës, në Indonezi, ku personat e gjetur në shkelje shtrihen në arkivol në vend që të paguajnë gjobën.

Gjithçka për të provuar se si ndihesh tek sheh veten në arkivol, pas rrezikut të përhapjes së virusit nëse nuk mban maskë.

Ndër alternativat e parashikuara për të ndëshkuar shkelësit, është edhe puna e detyruar.

Por ndëshkimi duke i futur shkelësit në arkivol për disa minuta po bën xhiron gjithë botës, duke u cilësuar si tejet makabre, por edhe mësimdhënëse në të njëjtën kohë.

Zyrtari i policisë Pasar Rebo, deklaroi se shkelësit përballen me dy zgjedhje, ose të shtrihen në arkivolë, ose të bëjnë punë sociale, duke pastruar strukturat publike, për së paku një orë.

Kjo gjetje sipas tij, erdhi pasi kur shkelësve ju kërkohej që të paguanin gjobën, thoshin se nuk kishin para. /a.y/noa.al