Transmetuar më 05-09-2020, 19:40

Nuk mundi të vazhdonte terapinë me psikiatren, për shkak të mbylljes prej koronavirusit, dhe në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës.

19-vjeçarja angleze Georgia Gallaway, me çrregullime të theksuara mendore, i dha fund jetës duke u helmuar, pas ndërprerjes së seancave të psikoterapisë, prej masave të marra prej Covid-19.

Gjatë gjithë izolimit i vazhdoi seancat nëpërmjet telefonit, por seancat në këtë formë e shqetësonin dhe nuk e bënin të ndihej mirë.

Për më tepër që në anën tjetër të telefonit ndodhej një psikiatër i komanduar, të cilin vajza e kishte të panjohur, duke bërë që gjendja e saj të rënduar.

Është nëna e vajzës nga zona e Flamouth, Sophie, ajo që denoncon gjithçka, teksa thotë se, “Dua që të ndërtohet një sistem mbështetje ku të rinjtë me probleme si ime bijë të drejtohen. Nuk dua që të rinj të tjerë të ndihen aq të trishtuar, sa që të mendojnë për vetëvrasjen si zgjidhjen më të mirë”.

Georgina njihej nga shoqëria dhe të afërmit si një vajzë shumë gazmore dhe argëtuese, por se për problemet e saj nuk hapej me njeri, deri kur në fillim të qershorit i dha fund jetës. /a.y/noa.al