Transmetuar më 05-09-2020, 08:51

Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasjen e një të riu.

Raportohet se ka mbetur i vdekur një 24-vjeçar me inicialet B.Q.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë”, tha policia.

“Rasti ka ndodhur në Ferizaj, në rrugën “12 Qershori”. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë”, – konfirmoi Policia lokale.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia pas hetimeve paraprake është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

/NOA.al