Transmetuar më 04-09-2020, 22:18

Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian, ose të pamundur!

Madje nuk kuptoj se përse vetëm me Serbinë, kur Kosova i ka llogaritë me ish Jugosllavinë!

Për të njejtën arësye edhe Shqipëria mbetet jashtë, e cila veç të tjerash ka shumë shumë shumë për të bërë që të afrohet te minimumi i standarteve evropiane!

Por që të ndodhi kjo duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët!

Për më shumë, dhe fare me transparencë, përse ndodhin, kam argumentuar në "Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare".