Transmetuar më 04-09-2020, 19:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas marrëveshjes së sotme mes Serbisë dhe Kosovs në Uashington, shprehu keqardhje, që sipas tij, “u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona”.

Nga marrëveshja, Serbi-Kosovë, përgjithësisht në planin ekonomik, u arrit që Kosova të bëhet pjesë e Shengenit Ballkanin.

“Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike”, – shkroi Rama në një mesazh tjetër në Tëitter.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”, – u shpreh më tej kreu i qeverisë Shqiptare.

Sakaq, sot në orën 19.30, në Kryeministri, Kryeministri Rama do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse, në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ekspozohet në COD një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

/NOA.al