Transmetuar më 04-09-2020, 18:30

Partnerja e Ronaldos ka zbritur në tapetin e kuq, në premierën e “The Human Voice” të Venecias, duke tërhequr sërish vëmendjen e mediave për “look”-un e saj.

Të jesh partnere e Cristiano Ronaldo-s duket se është privilegj i madh.  Nga shitëse, ajo u bë modele menjëherë pas njohjes dhe lidhjes me yllit portugez të futbollit.

Me kalimin e Ronaldos te Juventus, Georgina Rodriguez, në Itali bëhet vazhdimisht pjesë e aktiviteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike

Modelja me origjinë argjentinase Georgina Rodriguez arriti së fundmi në premierën e "The Human Voice", për Festivalin e 77-të të Filmit në Venecia.

Filmat e këtij viti do të prezantohen në festivalin që do të zhvillohet nga 2 deri më 12 shtator, por pa spektatorët dhe adhuruesit e kinemasë, si në çdo vit tjetër.

/NOA.al