Transmetuar më 04-09-2020, 15:57

Shumë udhëtarë shqiptarë gjatë muajve të fundit janë ndeshur me të papritura të mëdha në kufi, gjatë udhëtimit.

Kjo për arsyen, se për shkak të masave me qëllimin parandalimin e përhapjes së pandemisë, vende të ndryshmve të Europës, ndryshojnë vazhdimisht rregullat e hyrjes për të huajt.

Aeroporti i Rinasit ka bërë sot një njoftim të fundit, për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë  në Belgjikë dhe Gjermani.

TIA bën të ditur se për të udhëtuar në këto dy vende duhet të plotësohet një formular.

Njoftimi ka ardhur nga autoritetet shëndetësore të Gjermanisë dhe Belgjikës dhe ka për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Belgjikë dhe Gjermani.

Njoftohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Belgjikë dhe Gjermani, që në përpjekje për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në këto dy vende, janë të lutur të plotësojnë formularin e mëposhtëm përpara udhëtimit.

Njoftimi vjen nga institucionet shëndetësore të Gjermanisë dhe Belgjikës.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Formulani në linkun më poshtë:

https://www.tirana-airport.com/shqip/d/5/75/204/ne-vemendje-te-pasagjereve-qe-udhetojne-ne-belgjike-dhe-gjermani/

/NOA.al