Transmetuar më 04-09-2020, 15:22

Tre persona kanë vdekur dhe 119 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Ky është një ndër bilancet më pozitivë gjatë javëve të fundit, çka përbën një lajm të mirë dhe tregon se kurba është duke rënë.

187 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Sipas njoftimit nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 551, kurse numri i rasteve aktive është 3059.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 474 persona, prej të cilëve rezultaun 119 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 13.910 nga 53.090 testime për persona të dyshimtë me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

/NOA.al