Transmetuar më 04-09-2020, 14:58

Vret gruan me armë, nën argumentin se nuk bënin mjaftueshëm seks. Jason Michael Mesich vrau bashkëshorten e tij Angela Lynn, në shtëpinë e tyre në Minneapolis, duke pretenduar se nuk bënin shumë shpesh seks.

Pas krimit të ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit, ai doli nga shtëpia dhe hapi zjarr ndaj fqinjëve, duke deklaruar se ishte bezdisur nga të qarat e vogëlushit të tyre.

Kjo bëri që Mesich të arrestohet nën akuzën e vrasjes dhe tentativës së vrasjes.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e njoftuar nga fqinjët e tjerë, ku gjeti të plagosur dy bashkëshortët, ndërkohë që gruaja e të dyshuarit kishte ndërruar jetë.

Duket se burri kishte humbur toruan, pas refuzimit për të disatën herë të gruas për të bërë seks dhe më pas doli në rrugë dhe qëlloi drejt fqinjëve të tij, Canisha dhe Makayla Saulter, të cilët ndodheshin me djalin e tyre 18 muajsh.

Mesich deklaroi në polici se ishte nervozuar nga të qarat e fëmijës, i cili fatmirësisht iu shpëtoi plumbave, shkruan noa.al.

Makayla, ndodhet në gjendje kritike, për shkak se një plumb e kapi në kokë, ndërsa

Canisha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al