Transmetuar më 04-09-2020, 08:35

Presidenti amerikan Donald Trump, pritet të takohet ditën e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet një njoftimi të bërë mbrëmjen e së enjtes.

Në të thuhet do të nënshkruhet një dokument i rëndësishëm, por nuk përcaktohet se për çfarë bëhet fjalë.

Pala serbe tha se kërkesa për njohjen e ndërsjellë ishte shtruar si një nga pikat e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet ndërmjet të dyja vendeve.

Pas takimit të djeshëm, Vuçic tha se, “Një prej pikave ishte për njohjen e ndërsjellë. Unë e refuzova. Nuk është asgjë e re sepse kjo është politika amerikane, vetëm se ne thamë që ajo pikë nuk duhet të jetë në dokumentin për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan “të drejtë” dhe na dëgjuan. Në dokumentet tjera kjo pikë nuk është më”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha ditën e djeshme se gjatë së premtes pritet të prezantohet marrëveshja për temat ekonomike, për të cilat i diskutua të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Nesër presim që të finalizojmë të gjithë këtë angazhim që kemi pasur prej kohësh dhe diskutimet që patëm sot”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë së enjtes, Kosova dhe Serbia u ulën për herë të parë në bisedë në Shtëpinë e Bardhë, në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al