Transmetuar më 03-09-2020, 17:50

Një fenomen i çuditshëm është vënë re në bregdetin e Selanikut, në Greqi.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihen peshqit që hidhen nga uji në rrugë.

Ky është fenomeni i dytë i ngjashëm që ndodh në Selanik pas të enjtes së kaluar, ku dhjetëra peshq u gjetën të ngordhur në Nea Paralia, Selanik.

Nuk dihet saktësisht se përse ndodh diçka e tillë. Dyshimet janë se peshqit mund të ndiqen nga ndonjë grabitqar, dhe për të shpëtuar kërcejnë jashtë territorit të tyre.

Por kjo mund të shpjegohet edhe me temperaturat e larta. /k.k/noa.al/