Transmetuar më 03-09-2020, 17:18

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka do të marrë zyrtarisht shiritin e kapitenit të Kombëtares së Zvicrës.

Vëllai i madh i mesfushorit kuqezi, Taulant Xhaka, e ka mbajtur edhe më parë shirtin e kapitenit te helvetët, mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe.

Kjo për shkak se Lihshtajner është tërhequr nga futbolli dhe kjo ka bërë që më tej Granit Xhaka të jetë jo vetëm futbollist por edhe kapiteni fiks i kombëtares zvicerane.

Ndërkohë, rreth kësaj lëvizje është shprehur edhe vetë futbollisti me origjinë shqiptare, i cili shprehet se kjo ishte një ëndërr e madhe e cila tashmë është bërë realitet.

“Jam jashtëzakonisht krenar, që mund të luaj për vendin tim. Sidoemos si kapiten, kjo është një ëndërr e madhe që bëhet realitet për mua. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj si tifozë. Do t’ju japim kënaqësi të madhe në këto takime dhe në të ardhmen”, – u shpreh Granit Xhaka.

Sakaq, Xherdan Shaqiri nuk është grumbulluar nga Zvicra për ndeshjet e Ligës së Kombeve të shtatorit.

/NOA.al