Transmetuar më 03-09-2020, 16:31

Kujt do t’i kishte shkuar në mendje për të bërë një skulpturë të gjithën prej gjalpi.

Ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga realizimi.

Shoqata Amerikane e Qumështit normalisht do ta prezantonte skulpturën në panairin vjetor në Nju Jork, që për shkak të pandemisë këtë vit është anuluar.

“Të ushqejmë të ardhmen” janë quajtur punimet e këtij viti, të bëra kryesisht prej gjalpi.

Artistët kanë përdorur 363 kilogramë gjalpë për të ndërtuar brenda pak orëve skulpturën.

Kjo skulpturë ka edhe një mesazh të cilin kanë dashur ta përcjellin artistët.

Është rëndësia e konsumimit të qumështit te nxënësit, qofshin në shkollë apo në shtëpi dhe imazhet e saj kanë pushtuar rrjetin. /k.k/noa.al/