Transmetuar më 03-09-2020, 16:03

Që në momentin kur u mandatua si negociator në bisedimet me Serbinë, Kryeministri i Kosovës e ka thënë prerë se me Beogradin do të diskutohet për njohjen reciproke.

Ai ka thënë se kjo është e vetmja mënyrë që i hap rrugë bisedimeve të tjera dhe marrëveshjeve mes dy vendeve.

“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç që për njohje dhe unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap afër normalizimit përfundimtar në mes të dy vendeve që është njohja reciproke”, tha Hoti përpara takimit me Aleksandër Vuçiç.

Takimi i sotëm mbahet në Shtëpinë e Bardhë, dhe mbetet për t’u parë nëse palët do arrijnë ndonjë marrëveshje konkrete. /k.k/noa.al/