Transmetuar më 03-09-2020, 10:27

Një prift u rrëzua pasi humbi ndjenjat gjatë meshës që po mbante. Pamjet vijnë nga Kameruni dhe janë publikuar nga avokati Chidi Odinkalu, ku shihet prifti që rrëzohet mes frikës dhe britmave të besimtarëve.

At Jude, prift i dioqezës së Deido, në qytetin e Douala, mbante maskë kirurgjie gjatë meshës, para se të humbte ndjenjat dhe të ndërronte jetë më 30 korrik.

Chidi Odinkalu, ish-president i komisionit kombëtar për të drejtat e njeriut në Nigeri, i ndau pamjet në rrjetet sociale.

At Jude gjeti vdekjen para syve të besimtarëve, teksa po mbante meshën e së dielës në një kishë katolike. Nuk dihet ende nëse prifti kishte probleme shëndetësore, apo nëse humbja e ndjenjave ndodhi prej faktit se mbante maskë. /a.y/noa.al