Transmetuar më 02-09-2020, 23:07

Gazetari dhe opinionisti i njohur nga Kosova, Baton Haxhiu, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një mesazh në ‘Facebook’.

Veseli i shpreh ngushëllime gazetarit për humbjen e nënës.

“Ngushëllimet më të thella mikut tim Baton Haxhiu për humbjen e nënës së tij.

Nëna Mane pushoftë e qetë në paqe.

Lutem që familja Haxhiu të gjejë forcë për përballimin e kësaj dhimbjeje” shkruan Veseli në Facebook.