Transmetuar më 02-09-2020, 20:28

Një sërë rekomandimesh janë prezantuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Këshilli Botëror i Turizmit (WTTC), të cilat janë ndër organet kryesore turistike në botë, në një përpjekje për të ndihmuar bizneset të rihapen në mënyrë të sigurt për klientët e tyre, në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit të vendosura në të gjithë botën, duke çuar në uljen e numrit të turistëve dhe udhëtarëve, si dhe uljen e kërkesës së konsumatorit, sektori që është prekur më shumë është sektori i turizmit dhe udhëtimeve.

Të vetëdijshëm për betejat me të cilat po përballet industria e udhëtimit dhe turizmit, ICC dhe WTTC kanë botuar një Udhëzues të Rinisjes së Shpejtë për Punëdhënësve.

Ky i fundit ofron rekomandime për bizneset për sigurimin e gatishmërisë operacionale, përgatitjen e anëtarëve të stafit, pas kthimit të tyre, si dhe parandalimin e rrezikut nga infeksionet COVID-19, në vendin e punës.

Këto rekomandime u prezantuan gjatë një takimi virtual midis Sekretarit të Përgjithshëm të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) John W.H. Denton AO, dhe Presidentja dhe CEO e WTTC, Gloria Guevara.

Në mënyrë që të sigurohen, që bizneset do të jenë të sigurta për të operuar mes pandemisë së koronavirusit, të dy udhëheqësit  e industrisë pranuan se  udhëtimi dhe turizmi kërkojnë zbatimin e më shumë masave, duke përfshirë protokollet e udhëtimit të sigurt WTTC, ndarjen e sigurt të njohurive dhe krijimin e planeve të kujdesshme.

Lidhur me këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm Denton tha se pas humbjes së më shumë se 150 milion vendeve të punës, që mbështeteshin nga sektori i turizmit, është e nevojshme që të njihen sfidat me të cilat po përballen bizneset në këtë periudhë të COVID-19, nga të cilat një numër i konsiderueshëm i bizneseve burimet i kanë të kufizuara.

"Në këtë periudhë kritike  ICC dhe rrjeti ynë global po angazhohet me bizneset e udhëtimit dhe turizmit, ndërsa ne punojmë së bashku për të rivendosur besimin e konsumatorit, për të mbrojtur punonjësit dhe për të rihapur në mënyrë të sigurt ekonomitë tona," – theksoi Denver.

Ndërkohë, Presidenti dhe CEO i WTTC, Gloria Guevara, tha se ndikimi që la pandemia e koronavirusit në bizneset e industrisë e të udhëtimeve e turizmit po çon në dëmtime edhe jashtë këtij sektori, duke prekur miliona vende pune dhe mjete jetese në të gjithë botën.

"Udhëzuesi ynë ofron rekomandime për bizneset në të gjithë botën, qofshin ato ndërmarrje të mëdha apo të mesme, për të siguruar që punonjësit të jenë në gjendje të kthehen në vendin e tyre të punës në mënyrë të sigurt dhe të jenë në përputhje me protokollet e udhëtimeve të sigurta të WTTC," – shtoi ajo.

Në mënyrë që të ndihmojë bizneset që veprojnë në këtë industri, në Europë dhe kudo në botë,  për të rifilluar aktivitetin e tyre në mënyrë sa më të sigurt, udhëzimet e ICC dhe WTTC janë ndarë në kategori të përcaktuara mirë.

Udhëzimi u ofron bizneseve në sektorin e udhëtimit dhe turizmit, listë kontrolli rekomandimesh për rihapjen, duke filluar nga besimi dhe rindërtimi i besimit te përgatitja e stafit gjatë kthimit në mjediset e punës.

Gjatë takimit virtual, të dy udhëheqësit biseduan për bashkëpunimin në platformat dixhitale duke u përqendruar në rihapjen e ekonomive dhe kufijve për udhëtimet ndërkombëtare.

Mungesa e turistëve dhe udhëtarëve të shkaktuar nga pandemia COVID-19 po prek shumë vende të botës që rrezikojnë të humbin miliarda euro. Sipas një raporti të botuar së fundmi nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Turizmit (WTTC), Mbretëria e Bashkuar pritet të humbasë 22 miliardë paund, ndërsa Gjermania mund të humbasë 38 miliardë euro. Për më tepër, midis shteteve të prekura është Franca, e cila mund të pësojë humbje prej 48 miliardë  Euro dhe Spanja që rrezikon të humbasë mbi 40 miliardë euro gjatë kësaj vere.

Për t’u siguruar që turistët nuk janë të rrezikuar nga infektimi me koronavirus, Portugalia prezantoi Vulën e Pastër dhe të Sigurt. Kjo e fundit siguron që hotelet, restorantet, makinat me qira, po respektojnë udhëzimet kombëtare të shëndetit.

Muaj më parë, ICC, së bashku me WTTC, organizuan një uebinar mbi pasojat COVID-19 për drejtimin e bizneseve në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit. Shumë drejtues nga ky sektor morën pjesë në uebinar dhe diskutuan për ndikimin e COVID-19, si dhe për masat që duheshin marrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të kapërcyer kolapsin financiar.

/NOA.al