Transmetuar më 02-09-2020, 20:28

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen "tronditi" sot Kosovën.

Sipas mediave vendase se një grua dhe një djalë, nënë e bir, kanë humbur jetën në një aksident rrugor.

Nënë e bir me prejardhje nga fshati Skifteraj i Vitisë, po ktheheshin nga pushimet drejt Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.