Transmetuar më 02-09-2020, 18:12

Një ngjarje horror vjen nga Brazili ku një grua shtatzënë është vrarë nga mikesha e saj, e cila më pas i ka nxjerrë fëmijën nga barku.

24-vjeçarja Flavia Godinho Mafra, ishte 36 javë shtatzënë kur u vra në qytetin e Canelinha, në jug të Brazilit.

Tmerrues është fakti se krimin e rëndë e kreu shoqja e saj e fëmijërisë e cila e ftoi në një festë dhe më pas e goditi me tullë.

Mikesha e saj ishte bërë e fiksuar për të vjedhur një fëmijë pasi kaloi një shtatzani të dështuar në fillim të vitit, tha policia.

Detektivi i çështjes Paulo Alexandre Freyesleben konfirmoi se shkaku i vdekjes ishin plagët e shkaktuara nga tulla dhe prerja e thellë në bark.

Trupi u gjet nga bashkëshorti i viktimës dhe nëna e saj mëngjesin e të premtes. Ajo ishte hedhur në një punishte të braktisur në zonën Galera, ndërsa bebja mungonte.

Bebja ishte dërguar në spital, për fat në gjendje të mirë, ndërsa gruaja dhe bashkëshorti i saj u arrestuan nga policia. /k.k/noa.al/