Transmetuar më 02-09-2020, 17:36

Ylli brazilian i PSG Neymar thuhet se ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Ylli i PSG, 28-vjeç, kohët e fundit ishte me pushime në Ibiza, Spanjë.

Angel Di Maria dhe Leandro Paredes gjithashtu besohet se janë infektuar me COVID-19.

Finalistët e Ligës së Kampionëve konfirmuan se tre lojtarë kanë dalë pozitiv, pas humbjes në finale dhe nisjes së pushimeve.

Kampionët e Ligue 1 dhe finalistët e Ligës së Kampionëve nuk i përmendën me emra lojtarët e përfshirë, por Angel Di Maria, 32 vjeç dhe Leandro Paredes, 26 vjeç, besohet të jenë dy lojtarët e tjerë që kanë rezultuar pozitivë, siç raportohet nga L’Equipe.

Pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchen, më 23 gusht, të tre lojtarët kanë kaluar kohët e fundit pushimet së bashku, në ishullin spanjoll të Ibiza.

‘Tre lojtarë të PSG janë konfirmuar pozitivë pas një testi Sars CoV2 dhe i janë nënshtruar protokolleve të duhura shëndetësore,’ – tha klubi për mediat sociale.

"Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të testohen gjatë ditëve të ardhshme."

Të tre lojtarët tani do të kalojnë kohën e nevojshme në karantinë. Ndeshja e parë e PSG-së për sezonin e ri është pas tetë ditësh, më 10 shtator, kundër Lens.

Për momentin, ndeshja nuk besohet se do të jetë në dyshim.

Testet pozitive tashmë kanë prishur fillimin e sezonit të ri, me ndeshjen hapëse midis Marseille dhe St Etienne,  e shtyrë, sepse Marseille raportoi katër raste pozitive.

/NOA.al