Transmetuar më 02-09-2020, 14:59

Një vajzë vetëm 3 vjeçe, mbeti e ngecur në një balonë gjigante në fluturim.

Vogëlushja u tërhoq në ajër për disa metra, nën vështrimin e terrorizuar të të pranishmëve.

Incidenti në fjalë ndodhi në Tajvan, këtë të diel, gjatë një festivali balonash që u mbajt në zonën e Hsinchu.

Pamjet që noa.al sjell më poshtë u shoqëruan me frikë të madhe, por fatmirësisht vogëlushja u ul prapë në tokë.

Nga ngjarja e pazakontë, e mitura pësoi vetëm disa gërvishtje. /a.y/noa.al

Vajza 3 vjeç ngec në balonën në fluturim, pamjet lënë pa fjalëLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/09/2185915.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 2 septembre 2020