Transmetuar më 02-09-2020, 00:02

Një rast qesharak ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një market në Prishtinë.

Në një video të kapur nga kamerat e sigurisë të cilën e ka postuar faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” shihet një person i armatosur që ka hyrë për të vjedhur në market.

Teksa hajduti drejton armën drejt punëtorit të marketit, një konsumator i kthehet dhe e ndjek.

Hajduti zhduket me shpejtësi i frikësuar.

Më poshtë pamjet: