Transmetuar më 01-09-2020, 21:29

“Prej sot unë Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikës së Kosovës nuk jap më asnjë përgjegjësi”.

Një aktore nga Kosova, Besnike Arifi, shfaq pakënaqësi dhe dëshpërim ndaj shtetit të Kosovës, pasi siç thotë ajo, ka mbetur papunë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se bënte dy punë për të përballuar jetesën, në gastronomi dhe si aktore në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, por i humbi që të dy vendet e punës për shkak të situatës së krijuar.

Ajo shprehet se se ndihma që shteti i saj i dha – 260 euro në 7 muaj – nuk është e e mjaftueshme për të përballuar jetesën.

Reagimi i plotë i saj

“Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:

Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.

Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj  qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.

Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.

Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.

Te dyja i humba, shkaku jush.

I vetmi ishte Teatri AAB "Faruk Begolli"  qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.

Kete vend pune e humba shkaku jush.

Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.

Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh.

Ju falemnderit”.