Transmetuar më 01-09-2020, 20:10

Disa pamje të rëndë të kapura në Kolumbi tregojnë momentin e rëndë kur një person ekzekutohet teksa ndodhej te berberi.

Një person është ekzekutuar nga vrasës në motoçikletë teksa rrinte ulur në karrigen e berberit.

Pamjet janë regjistruar në zonën Medellín të qytetit Girardot.

Mësohet se viktima është Carlos Andrés Carmona, 27-vjeç, i cili siç edhe shihet në video është qëlluar disa herë në kokë.

Vrasësit hyjnë në dyqan dhe pa i thënë asnjë fjalë nisin të qëllojnë.

Më pas ata largohen në motoçikletë ndërsa dhe berberi del i shokuar nga dyqani i tij duke mbajtur duart në kokë.

Autoritetet nuk kanë përmendur motiv në vrasjen e Carmona por Girardot ka qenë dhe më parë skenë incidentesh kriminale prej luftës mes bandave rivale.

Më poshtë video-ja: