Bateri që zgjat 28 mijë vite me një karikim? Kompania amerikane pretendon se e ka gati
Transmetuar më 01-09-2020, 15:03

Keni dëgjuar për bateri të cilat karikohen herë pas here, por bateri që zgjat 28 mijë vite me një karikim, këtë nuk e keni dëgjuar asnjëherë.

Por një kompani amerikane thotë se është drejt fundit të prodhimit të një baterie të tillë.

NDB thotë se bateria e saj ka si burim energjie mbetjet bërthamore, por radioaktiviteti i saj mbrohet nga disa shtresa diamanti sintetik, një nga materialet më të fortë në planet.

Sipas shkencëtarëve që kanë marrë pjesë në prodhimin e kësaj baterie, mund të përdoret pa problem për makinat apo celularët.

“Imagjinoni një botë ku ju nuk e karikoni celularin gjatë gjithë ditës. Tani, imagjinoni sikur të mos keni nevojë për karikim për një javë ose një muaj.

Po sikur të mos e karikoni për dekada të tëra? Me teknologjinë tonë, kjo gjë është plotësisht e mundur”, tha Neel Naicker për “The New Atlas”. /k.k/noa.al/