Transmetuar më 31-08-2020, 23:26

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Gjatë mbrëmje së sotme rreth orës 19:00, ka pasur të shtëna me kallashnikov në rrugën “Fahri Fazliu”, në Podujevë.

Si pasojë dyshohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga autoritetet vendore.