Transmetuar më 31-08-2020, 14:30

Një lajm fantastik vjen për skuadrën e Tiranës dhe futbollin shqiptar.

Ekipi kryeqytetas do të luajë në grupet e Europa League, ndërkohë që priste ekipin e fazës së tretë për të kaluar në play off.

Por UEFA thotë se dy nga 10 skuadrat e eliminuara nga turi i dytë i Champions League do të kalojnë në fazën e play off të Europa League.

Nga goglat e përzgjedhura me fat kanë qenë Tirana dhe skuadra bullgare e Ludogorets.

Tirana është fare pranë për të shkruar historinë duke luajtur në grupe. /k.k/noa.al/