Transmetuar më 31-08-2020, 07:16

Stina e verës shton edhe rreziqet sa i takon lëkurës dhe posaçërisht fytyrës, për shkak të ekspozimit të saj në diell.

Pikërisht një maskë shumë e mirë kundër diellit është ajo me shalqir, kos dhe mjaltë.

Dielli dëmton seriozisht lëkurën tonë nëse e ekspozojë pa kriter, duke shkaktuar fillimisht skuqje dhe dëmtim.

Në rast se dëmi është bërë dhe ndodheni përballë një lëkure të dëmtuar, ju vjen në ndihmë një maskë me shalqir, kos dhe mjaltë.

Përzieni mirë tulin e një thele shalqiri, me një lugë kos dhe një mjaltë, deri sa të përftohet një masë homogjene, shkruan noa.al.

Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta dhe do të shihni që lëkura do të ndihet shumë më mirë dhe më e qetësuar, duke shmangur plasaritjet e bezdisshme. /a.y/noa.al