Tetë viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Transmetuar më 30-08-2020, 17:18

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ka pasur tetë raste vdekjeje dhe 119 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 460 testeve.

Kosova deri tani ka pasur 13 334 persona të prekur nga COVID-19 nga mbi 50 mijë teste të kryera, kurse numri i viktimave ka arritur në 516 persona.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.