Transmetuar më 30-08-2020, 15:47

Kosova vijon të përballet me agresivitetin e koronavirusit.

Nga raportimet e institucioneve shëndetësore, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 pacientë.

Në total, që nga fillimi i epidemisë, e kanë humbur betejën me virusin 516 persona.

Nga testimet e bëra në laboratorë, 119 raste të reja i htohen të prekurve në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 473 raste, kurse të infektuar aktivë janë 3 mijë e 345. /k.k/noa.al/