Një tjetër mjek humb jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi
Transmetuar më 30-08-2020, 13:03

Një tjetër mjek shqiptar ka humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19. I ndjeri është Dr. Mynafir Beshiri, raporton noa.al.

Oda e Mjekëve të Kosovës tha sot se mjeku nga Dragashi, Dr. Mynafir Beshiri humbi betejën me koronavirusin.

Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. I ndjeri prej 30 vjetësh ishte aktivist dhe funksionar i degës së LDK në Dragash.

Raportohet se dje bashkë me të kanë humbur jetën edhe Agim Beshiri dhe Florent Alushani.

Në Kosovë janë infektuar deri tani 1200 punonjës shëndetësorë dhe prej tyre, 8 mjekë kanë humbur jetën.

/noa.al/