Covid në Maqedoninë e Veriut: 5 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit, 159 raste të reja
Transmetuar më 29-08-2020, 15:25

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoinë e Veriut tha se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2018 testime dhe prej tyre dolën 159 raste të reja me COVID-19.

Rastet sipas zonave: Në Shkup – 45, Kumanovë – 26, Prilep – 12, Shtip – 10, Dibër – 9, Kavadar – 7, Gostivar – 6, Kriva Pallankë – 6, Tetovë – 5, Strugë – 4, Veles – 4, Strumicë – 4, nga 3 raste në Gjevgjeli, Pehçevë dhe Dellçevë, nga 2 raste në Manastir, Ohër, Koçanë dhe Probishtip dhe nga 1 rast në Kërcovë, Kratovë dhe Sveti Nikollë.

Gjithashtu regjistruar 212 pacientë të shëruar.

Por raportohet për 5 viktima, në . Bëhet fjalë për një 61 vjecare nga Shkupi, dy pacientë nga Dibra të moshës 43 dhe 86 vjeçare, një 62 vjeçar nga Kërçova dhe një 70 vjecar nga Demir Hisari.

Numri i përgjitshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 14.163, numri i të shëruarve 10.933, i viktimave 590, kurse për momentin shënohen 2640 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsej 145.705 testime.

Sipas raportit të MSH-së janë të shtruar aktualisht në spitale 306 pacientë prej të cilëve 44 paraqiten në gjendje më të rëndë shëndetësore me oksigjeno-terapi, ose në respiratorë.

/NOA.al