Transmetuar më 28-08-2020, 16:01

Në Kosovë, në 24 orët e fundit, është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve të reja me koronavirus, por edhe i viktimave.

Vetëm një pacient ka humbur jetën, ndërsa 119 raste të reja i shtohen numrit të të prekurve.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 13 mijë e 100, ndërsa nga fillimi i epidemisë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 499 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 362.

Kosova, ashtu si edhe Shqipëria, muajt e fundit ka njohur raste të shumta të prekurish me koronavirus, ashtu si edhe viktima. /k.k/noa.al/