Transmetuar më 27-08-2020, 22:42

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë ka bërë me dije se fillimi i vitit shkollor është shtyrë për në datën 14 shtator. Vendimi ka ardhur pas një takimi që ministri Likaj pati me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.

“Nuk po e shtyjmë vitin shkollor për shkak se kemi diskutime me njëri-tjetrin por qëllimi është të përgatitemi sa më mirë, që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë, nxënësve, personelit arsimor dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministri Likaj.

Më herët gjatë së enjtes edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kërkoi shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë pas sipas saj shkollat nuk janë ende gati për të filluar mësimin në kohë pandemie.