Transmetuar më 25-08-2020, 22:42

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare gazetari i njohur nga Kosova Kastriot Shehdadi.

Dega e partisë Alternativa në Gjakovë, dha njoftimin duke e cilësuar vdekjen e Shehdadit humbje për gazetarinë dhe Komunën e Gjakovës.

“Kësaj radhe na tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe zyrtarit komunal Kastriot Shehdadi. Me Kastriotin bashkëpunuam për gjatë 4 viteve të qeverisjes në Gjakovë.

Për Kastriotin nuk kishte rëndësi partia politike, ose kush e ka pushtetin. A

i gjithmonë përpiqej të ishte në krye të detyrës, ku me qetësinë që e karakterizonte dhe me aftësitë profesionale përmbushte përgjegjësinë që kishte”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Shehdadi ka punuar si korrespodent në media të ndryshme si dhe për gati 20 vjet ishte i angazhuar si Zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës.

Ai punoi edhe si gazetar në disa mediume nga Kosova e Shqipëria.