Transmetuar më 24-08-2020, 16:14

Përmasat e aktoreve të mirënjohura shqiptare Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti, mbi karrierën e tyre artistike, i njeh çdo artdashësh shqiptar.

Dy aktoret e mirënjohura, tani në moshë të thyer, janë shfaqur pak ditë më parë në një ditëlindje.

E ftuar ishte edhe këngëtarja e mirënjohur, Irini Qirjako.

Ndryshe nga Tinka Kurti që mbahej vetë, Margarita Xhepa, tani mbi të 80-at, ecën edhe me ndihmën e një shkopi.

Gazetarja Zenepe Luka ka bërë publike videon, ku edhe në ditëlindjen e saj ishin të ftuara speciale ikonat e filmit dhe teatrit shqiptar.

"Faleminderit mikeve të shtrenjta, miqve të pranishëm në këtë festë, që do të mbetet e paharruar. Aty qaj, aty qesh dhe kercej… Gjykoj se kështu percjell copeza të njerëzores, paqe e mirësi, që kanë. Edhe mbeten pjesë e shpirtit tim, pasuria më e çmuar e jetës" shkruan gazetarja.

"Kjo datë, (ditëlindja e saj, më 2 gusht), mbetet një nga ditët më të lumtura të jestës sime të trazuar. Është kjo një arësye më shumë, që po e bëj publike për ju mike dhe miq, kudo jeni sigurisht, per ju, qe me ndjeni. Mirënjohje!", ka mbyllur mesazhin gazetarja që ka pasur privilegjin të jetë të ftuara dy nga simbolet e artit dhe kulturës shqiptare, ndër vite.

/NOA.al

Pak sekuenca filmikeqë fiksojnë disa momente nga festa e ditëlindjes sime më 2 gusht 2019. MirënjohjeMisionit Diplomatik, Dr.Shefki Hysa Guvernator i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) , institucioneve ndërkombetare, për akordimin e dy medaljeve shumë të rëndësishme si Ambasadore e Paqës Globale. Faleminderit mikeve të shtrenjta, miqëve të pranishëm në këtë festë, që do të mbetet e paharruar.Aty qaj, aty qesh dhe kercej…Gjykoj se keshtu percjell copeza te njerezores,paqe e miresi, qe kane .dhe mbeten pjese e shpirtit tim , pasuria me e çmuar e jetes. Kjo date, mbetet një nga ditët më të lumtura të jestës sime të trazuar.Është kjo një arësye më shumë, që po e bëj publike për ju mike dhe miq, kudo jeni sigurisht, per ju, qe me ndjeni. Mirënjohje!

Publiée par Zenepe Luka sur Samedi 24 août 2019