Transmetuar më 22-08-2020, 20:52

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë pas një sherri me armë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në fshatin Nekoc të Drenasit.

Siç njoftojnë burime policore për mediat vendase, bazuar në të dhënat paraprake, një person është plagosur me armë zjarri, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk ka mundur ti përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast, janë identifikuar tre persona të  dyshuar dhe po punohet nga policia për kapjen e tyre.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.