Transmetuar më 22-08-2020, 19:48

Gjendet vogëlushi 2-vjeçar i cili kishte humbur në pyll dhe kaloi një natë të tërë i vetëm.

Tiani, vetëm 2 vjeç, nga Kosova është gjetur gjatë ditës së sotme.

Lajmin e bën me dije biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli i cili na njeh edhe me heroin që i shpëtoi jetën vogëlushit.

“Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll.

Askush nuk duhet të gjykojë prindërit.

Kjo mund ti ndodhë secilit!”, shkruan Pacolli.