Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 9 të vdekur si pasojë e Covid, në Kosovë.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 persona të dyshuar me koronavirus nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Prej testimeve rezultuan 162 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor të viktimave, rasteve të reja dhe të shëruarve me koronavirus.
/NOA.al