Transmetuar më 17-08-2020, 15:53

Nëntë persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19.

Nga të dhënat e fundit zyrtare për COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 129 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 449 testime, ndërsa janë shëruar 152 persona.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, fatkeqësisht kanë vdekur 9 persona të tjerë, vetëm në 24 orët e fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive".

"Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, – thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve shëndetësore në Kosovë.

/NOA.al