Transmetuar më 17-08-2020, 11:09
Foto ilustruese

Caktohet data se kur do të nisë mësimi në shkollat e shtetit fqinj, Greqi.

Nxënësit pritet të rinisin mësimin, pas ndërprerjes prej koronavirusit, më 7 shtator.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Spetsas, i cili konfirmoi vendimin e qeverisë.

“Më 7 shtator do të nisë shkolla, ku do të merren masa maksimale për higjienën, ndërkohë që prindërve iu kërkohet që të këshillojnë fëmijët që të bëjnë kujdes”, deklaroi Spetsas.

Greqia ka marrë një sërë masash për frenimin e përhapjes së infeksionit, ndërkohë që në kufi po bëhen tamponë. /a.y/noa.al