Transmetuar më 15-08-2020, 16:33

Gjashtë pacientë e kanë humbur betejën nga koronavirusin në 24 orët e fundit. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Tepelena, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe 4-qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar, një 54-vjeçare, një 67-vjeçar dhe një 70-vjeçar.

Sa i përket rasteve të reja, nga 650 testime për të dyshuar me Covid, 143 kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. /k.k/noa.al/