Transmetuar më 14-08-2020, 21:25

Përmes rrjetit social Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekëve italianë dhe shqiptarë për koronavirusin.

Njëzëri ata thonë se gjatë kësaj periudhe të gjithë duhet të mbajmë maska si mënyra e vetme, së bashku edhe me distancimin social, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

A je aq i fortë sa të mbash një maskë?

Ju lutem dëgjoni thirrjen e mjekëve shqiptarë dhe italianë, që së bashku luftojnë COVID19

#MbroVeten #MbroTëTjerët

#TëNdihmojmëEkipetMjekësore.

Në Shqipëri ndodhet një ekip me mjekë italianë për të asistuar kolegët shqiptarë në luftën kundër koronavirusit. /k.k/noa.al/