Transmetuar më 14-08-2020, 16:39

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar rreth situatës së rëndë me emigrantët shqiptarë në Kakavijë.

Nga bisedimet me palën greke është rënë dakord për shtimin e testimeve për koronavirusin deri në 200 në orë.

Po ashtu, me autoritetet e vendit fqinj po bisedohet për të zgjatur orarin e punës në pikën kufitare.

Kjo nënkupton që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës përmes Kakavijës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare. /k.k/noa.al/