Transmetuar më 14-08-2020, 15:10

Është pezulluar nga detyra prej Drejtorit të Policisë së Shtetit një punonjës policie në Kakavijë.

I identifikuar me inicialet A. Ç, ai tentoi që të kalojë pa radhë disa emigrantë.

Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar që të bëjë veprimin e paligjshëm.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19. /k.k/noa.al/